Tuesday, 7. April 2026
Sport

Shkëlqeu ndaj Ukrainës, Ismajli zgjidhet në formacionin e javës në Nations League

GS 08/09/2024 1 Min. Lesezeit

Ardian Ismajli ishte padiskutim një nga protagonistët e fitores përballë Ukrainës në debutimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi kuqezi, jo vetëm që shënoi gol në portën e kundërshtarit (atë të barazimit 1-1), por shkëlqeu edhe në mbrojtje, duke thyer shumë aksione të ukrainasve.

Ismajli është zgjedhur në formacionin e javës, për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, nga faqja e specializuar “Sofascore”.

Teilen: