Tuesday, 27. January 2026
Sport

Shkëlqeu në Botërorin e 17-vjeçarëve, “Mesi i ri” pranë akordit me Mançester Sitin

GS 27/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti vazhdon të investojë për të ardhmen dhe duket se tashmë sytë e kampionëve të Botës janë hedhur nga Argjentina.

eceverri

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin e River Plejt, Klaudio Eçeverri, i cili shkëlqeu në Botërorin e U-17.

Ai është cilësuar si “Mesi i ri” dhe për këtë arsye Pep Guardiola do të bëjë çmos që ta ketë në skuadër.

Për të janë interesuar dhe shumë klube të tjera, por duket se në “pole-position” qëndrojnë “qytetarët”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: