Wednesday, 22. April 2026
Sport

Shkëlqeu në fitoren e Hoffenheim, Fisnik Asllani në formacionin e javës të Bundesligës

GS 27/10/2025 1 Min. Lesezeit

Fisnik Asllani ka vazhduar duke shkëlqyer në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e Hoffenheim 3-1 ndaj Heidenheim.

Për “dardanin” ky ishte goli i pestë në Bundesliga në 8 ndeshje të zhvilluara, teksa ka edhe një asistim.

Falë paraqitjes fantastike në fundjavë, Asllani ka zënë vend në formacionin e javës në Bundesligë nga SofaScore.

Asllani mori notën 8,7, apo futbollisti i katërt më i vlerësuar në Bundesligë.

Image

 

Teilen: