“I thashë që ishte një urgjencë dhe e bën me kënaqësi për urgjencë. Por duke e njohur si temperament të shohim se çfarë do të më thotë kur të jemi të kompletuar në mbrojtje. Meriton komplimente për përkushtimin që tregon”.
Ishin këto fjalët me të cilat Karlo Ançeloti komplimentoi Aurelen Tçuomenin për mënyrën sesi u përshtat si qendërmbrojtës, por ashtu siç Ançeloti e parapriu, mesfushori francez nuk humbi kohë që t’i përgjigjet trajnerit të ri:
“Unë erdha këtu për të luajtur në mesfushë. Argëtohem në rolin tim. Sigurisht që duhet të përshtatem aty ku skuadra ka nevojë, por roli si qendërmbrojtës s’më pëlqen aspak dhe nuk dua që ta bëj. Sigurisht që në fund ka rëndësi vetëm suksesi i skuadrës, por Ançeloti e di mirë se ku dua unë të luaj dhe në mbrojtje s’e bëj me qejf”, tha Tçuomeni.
PANORAMASPORT.AL