Saturday, 2. May 2026
Sport

Shkëmbi emërohet trajner i Shqipërisë U-19

GS 18/01/2024 1 Min. Lesezeit

Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri Shqipërisë për moshat deri 19 vjeç.

Burime pranë palëve kanë bërë me dije ekskluzivisht për RTSH Sport emërimin e korçarit në detyrën e re. Në këtë post Shkëmbi i merr vendin Ervin Bulkut.

Për Shkëmbin eksperienca si trajner ka nisur vite më parë. Ai mori drejtimin e KF Liria në 16 qershor të 2017-ës. Ndërsa një vit më vonë u emërua trajner i Teutës.

Më 4 janar të 2021 Shkëmbi shkoi në Kosovë për të drejtuar Ballkanin.

Pas eksperiencës së shkurtër me Ballkanin më 16 qershor të atij viti u kthye në Tiranë si trajner i Dinamos. Më 6 shtator të 2022 u rikthye edhe një herë në Durrës si trajner i Teutës.

Teilen: