• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëmbi: Tirana është gati, synojmë fitoren në Laç

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi ka folur për mediat në prag të transfertës kundër Laçit, që do të luhet sot në orën 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Tekniku i bardhebluve thekson se ka në dispozicion një skuadër të re, por pret që debutimi të jetë pozitiv.

“Mendoj që jemi gati, pavarësisht disa problemeve, sidomos me kapitenin Përgjoni, por edhe Jaku që nuk do të jetë, edhe Meta ka probleme. Por pjesa tjetër e skuadrës është OK dhe mendoj se do të bëjmë një fillim të mirë.

Laçi pothuajse është gjithmonë i njëjti, një skuadër agresive, e fortë, e vështirë për ta mundur, sidomos në fushën e saj. Respekt për Laçin, por më e rëndësishme është ajo që do të bëjmë ne. Kjo skuadër luan në çdo ndeshje për ta fituar, për të dhënë maksimumin, jam i bindur se do të bëjë mirë nga java në javë.

Pres që debutimi të jetë pozitiv, të jetë me fitore. Sa i përket emocioneve, janë emocione normale, pozitive. Në ndeshjen e parë gjithmonë kërkohet një rezultat i mirë, për të fituar dhe për ta nisur mbarë.

Kjo është një skuadër e re, e ribërë pothuajse nga fillimi me pak lojtarë nga vjet. Gjithë këtë kohë me stafin jemi marrë për të folur me lojtarët, sidomos me të rinjtë që ndoshta nuk e dinë shumë mirë ku kanë ardhur, por duke u folur për kampionatin dhe kundërshtarët. Shpresoj që të gjithë të jenë të gatshëm nesër për të dhënë atë që duhet”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës.

Next Post

Shkak tradhtia? I dha fund martesës me nënën e 4 fëmijëve të tij, Morata tregon arsyet: Jam i shkatërruar! Është gruaja më e rëndësishme në jetën time

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.