Barcelona ka bërë 4 lëvizje deri më tani në merkaton e verës duke afruar lojtarë si Gyndoan, Injigo Martinez, Oriol Romeu dhe Vitor Roke, me brazilianin që do të bashkohet vetëm në vitin 2024.
Megjithatë, klubi nuk e ka mbyllur merkaton, teksa emri më i lakuar dhe më i lakmuar është Bernardo Silva. Por për të mbërritur te portugezi i Sitit, klubi duhet të shesë ndonjë lojtar, duke qenë se Siti kërkon rreth 80 milionë euro për të.
Ndaj, sipas gazetës “Mundo Deportivo”, dy nga lojtarët që mund të sakrifikohen për portugezin janë Rafinja dhe Ferran Torres.
PANORAMASPORT.AL