Real Madrid dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Pas eleminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, te Interi priten ndryshime në verë dhe njëri nga lojtarët që flitet se mund të largohet është Nicolo Barella.
Real Madrid synon transferimin e mesfushorit italian në verë dhe Los Blancos mund të sigurojnë shërbimet e tij falë një shkëmbimi spektakolar me Interin.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali mund t’ia ofrojë Interit kartonin e Nico Paz në këmbim të Barellas.
Paz është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë dhe zikaltërit janë të hapur për këtë super shkëmbim.
Teilen: