🔥 Shkëmbimi i merkatos: Frattesi bëhet Napoletan, ylli i Napolit te Interi
Shkëmbimi i merkatos së janarit, Davide Frattesi transferohet te Napoli.
Mesfushori italian Davide Frattesi, është njëri nga lojtarët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë është i lidhur me një largim nga Interi.
Interesim për Frattesin kanë shfaqur Juventusi, Napoli, Roma si dhe skuadra jashtë Italisë, Galatasaray dhe Fenerbahce.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Napoli janë në bisedime për një shkëmbim mes Frattesit dhe Buongiornos.
Conte ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e Frattesit, pas lëndimit të De Bruyne, ndërsa Inter në këmbim ka kërkuar Buongiornon, pasiqë në verë pritet të largohen dyshja De Vrij-Acerbi.
Teilen: