• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëmbimi i merkatos së janarit, Zirkzee rikthehet në Serie A

14/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëmbim spektakolar, Joshua Zirkzee rikthehet në Serie A.

Te Juventus kanë dy prioritete për merkaton e janarit: Një qendërmbrojtës dhe një sulmues.

Nëse për të parin gjithnjë në krye të listës është Milan Skriniar, së fundi bardhezinjtë po punojnë për të rikthyer në Serie A sulmuesin Joshua Zirkzee.

Ai u transferua këtë verë te Manchester United, por debutimi dhe ecuria me “djajtë e kuq” nuk ka shkruar ashtu sikurse pritej.

Ndaj, ai mund të largohet në janar në formë huazimi dhe Juventus po mendoj ta aktivizojë si zëvendëuesin e Vlahovic.

Sipas “Tuttosport”, Giuntoli ka nisur nga puna për t’i rikthyer Thiago Motta xhevahirin me të cilin shkëlqyen vjet te Bologna, duke shkuar deri në Champions League. Trajneri e njeh mirë lojtarin dhe synon ta ketë sërish në dispozicion.

Duket se te Manchester United janë dakord për këtë transferim, madje po mendohet për një shkëmbim me bardhezinjtë.

Trajneri i sapoardhur Amorim synon Danilo, që nuk preferohet shumë nga trajneri Motta, ndaj mund të ndodhë shkëmbimi.

Danilo dikur ka luajtur me Manchester City, por tani braziliani mund të rikthehet në Manchester, por me “djajtë e kuq”. Duket se të gjithë janë të interesuar që ky shkëmbim të ndodhë, ndaj në janar pritet finalizimi i tij.

Next Post

Sulmuesi dëmtohet në stërvitj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.