Futbollistët Adenis Shala e Eraldo Çinari janë kreatorë të fitores së Shkëndijes së Tetovës.
Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Rabotniçkit, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit maqedonas.
Adenis Shala ka shënuar në minutën e 59-të e Eraldo Çinari në atë të 90+2, për triumfin e madh të tetovarëve.
Shkëndija është në vend të dytë me 32 pikë sa ka edhe lideri Shkupi dhe Rabotniçki është në pozitën e tetë me 20 sosh.