Thursday, 26. February 2026
Sport

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

GS 26/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka pësuar disfatë 4:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Samsunsporit në kuadër të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës.

Të enjten, në ndeshjen e kthimit në Turqi, Samsunspori ishte dukshëm ekip më i fortë dhe avancoi në 1/8 e finales me rezultatin e përgjithshëm 5:0.

Samsunspori edhe para një jave triumfoi në Shkup ndaj Shkëndijës (1:0).

Olivier Ntcham e shënoi golin për 1:0 në minutën e 53-të.

Sulmuesi Cherif Ndiaye e shënoi golin e dytë në minutën e 71-të.

Marius e realizoi golin e tretë në minutën e 79-të dhe të katërtin në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar dhe kalim tutje të Samsunsporit.

Shkëndija e Tetovës shkroi historinë duke u kualifikuar në plejofin e fazës nokaut.

Teilen: