• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija, dy miqësore para zhvendosjes në Antalia

14/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KF Shkëndija zyrtarisht ka kompletuar planifikimin e ndeshjeve testuese në kuadër të fazës përgatitore për pjesën pranverore të sezonit.

Ndeshja e parë kontrolluese do të luhet këtë të premte (17 janar) kundër Bellasica në Strumicë, duke shënuar fillimin e angazhimeve për vitin 2025.

Pas kësaj, ekipi do të zhvillojë edhe një test tjetër në vend, më 22 janar ndaj FK Tikvesh në Kavadar, përpara se të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku nga data 25 janar deri më 8 shkurt është planifikuar pjesa kryesore e fazës përgatitore.

Vendimi për të zhvilluar ndeshjet në vend si mysafir është marrë duke pasur parasysh kushtet atmosferike. Në këtë periudhë të vitit, bora në Tetovë mund të pengojë ritmin e përgatitjeve, ndaj Strumica dhe Kavadari janë zgjedhur për të siguruar kushte më të përshtatshme për lojë.

Në Antalia, Shkëndija do të zhvillojë katër ndeshje kontrolluese kundër kundërshtarëve ndërkombëtarë, duke përfshirë ekipe nga Kazakistani, Ukraina dhe Austria.

Programi i plotë i ndeshjeve kontrolluese:

 KF Shkëndija vs FK Belasica – 17.01.2025, Strumicë

 KF Shkëndija vs FK Tikvesh – 22.01.2025, Kavadar

 KF Shkëndija vs Yelimay Semey (Kazakistan) – 26.01.2025, Antalia

 KF Shkëndija vs Zorya Lugansk (Ukrainë) – 30.01.2025, Antalia

 KF Shkëndija vs SKN St. Pölten (Austri) – 03.02.2025, Antalia

 KF Shkëndija vs Dynamo Kyiv (Ukrainë) – 06.02.2025, Antalia

Shkëndija synon të maksimizojë përgatitjet përpara rifillimit të garave zyrtare dhe testet me kundërshtarë të ndryshëm do të jenë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe ekipin.

Next Post

Ndeshje të forta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.