• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija e Milanit, tani rrezikon edhe Rafael Leao! Konseisao fërkon duart…

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në “San Siro”, në sfidën me Romën që solli kuqezinjtë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mund të ketë lindur Milani i ri.bfgfdMerkato e dimrit që revolucionarizoi plotësisht skuadrën e Konseisaos solli atë adrenalinë që bota kuqezi e priste prej kohësh dhe rezultatet u dukën menjëherë. Praktikisht u desh vetëm gjysmë ore. Rreth minutës së 60-të, me rezultatin 2-1, trajneri dërgoi në fushë Zhoao Feliksin dhe Gimenezin, të përshëndetur nga uturima e gati 60 mijë tifozëve të pranishëm (12 mijë bileta të shitura pas mbylljes së merkatos) dhe atmosfera në stadium u duk menjëherë ndryshe.

IMPAKTI I TË RINJVE – Prekjet e para, pasime të shpejta, lëvizje të sakta e cilësore, këmbët e rafinuara që i kishin munguar tmerrësisht milanistëve dhe pas vetëm 12 minutash entuziazmi: një asist i meksikanit në pozicion të rregullt për çështje milimetrash dhe një parabolë e mirë e portugezit për të mposhtur Svilarin dhe për të mbyllur ndeshjen. “San Siro” fërkoi sytë nga mosbesimi dhe duartrokiti me bindje, pas javësh protestash, paqja u vendos në 12 minuta.

Për këtë arsye, goli i Zhoao Feliksit mund të shënojë një fillim të ri. Ish-lojtari i Çelsit dhe Gimenez janë tashmë idhujt e rinj të “San Siro”-s (siç dëshmohet edhe nga të dhënat për fanellat e shitura), por ndërkohë që pret të shohë Bondo dhe të japë një gjykim më të mirë Sotilin, nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i një tjetër ardhjeje të re, si Kajl Uoker. Anglezi, me cilësinë dhe përvojën e tij, i ka dhënë siguri një reparti mbrojtës që edhe ndaj Romës e konfirmoi se sa i brishtë është. Që nga ardhja e Konseisaos, “Djalli” nuk ka pasur asnjë ndeshje pa pësuar pavarësisht formës së shkëlqyer të dyshes TomoriPavloviç.

DYSHIME MBI LEAON – Ndikimi i ish-lojtarit të Mançester Sitit, si ai i Zhoaos dhe Gimenezit, ra në sy menjëherë, ashtu siç është evidente që Milani të ketë një fillim të ri të vërtetë, nuk bën dot pa Leaon. Kundër Romës, portugezi e nisi nga pankina, sepse u menaxhua në dritën e angazhimeve të shumta të përballura dhe të kalendarit, por edhe një herë kur ai hyri në lojë nuk ndikoi. E duke qenë se trajneri tani ka më shumë alternativa të zgjedhjes në front, është e drejtë të pyesim nëse Rafa (8 gola dhe 7 asistime këtë sezon) rrezikon formacionin.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

NFL, Xhosh Alen zgjidhjet si lojtari më i mirë i sezonit të rregullt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.