Sot janë luajtur pesë ndeshje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Sfidat ishin të vlefshme për javën e 26-të.
Fitore morën Shkëndija, Besa, Vardari dhe Sileksi. 3 pikët u korrën respektivisht ndaj Tikvesit, Gostivarit, Brera Strumicës dhe Voska Sport.
E vetmja ndeshje që u mbyll me barazim ishte mes Shkupit dhe Rabotnickit. Në total u shënuan nëntë gola në pesë ndeshje.
Shkëndija po vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Aktualisht numëron 4 pikë më tepër se Sileksi, që është në vendin e dytë.
REZULTATET
Besa 2-1 Gostivar
Brera Strumica 0-2 Vardar
Shkupi 0-0 Rabotnicki
Tikves 0-1 Shkëndija
Voska Sport 1-2 Sileks
PANORAMASPORT.AL