Saturday, 9. May 2026
Sport

Shkëndija fiton edhe në Bukuresht, tetovarët kualifikohen në turin e tretë të Champions League

GS 30/07/2025 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës kualifikohet për në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë, tetovarët kanë mposhtur Steauan edhe në ndeshjen e kthimit, duke fituar 2-1 në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 28-të, por Liridon Latifi shënoi për Shkëndijën 5 minuta më vonë, duke rikthyer ekuilibrin. Në fundin e takimit Krstevski shënoi golin e fitores, që “blindoi” kualifikimin e tetovarëve.

Në turin e tretë paraeliminator të Champions League, skuadra e drejtuar nga tekniku Jeton Beqiri do të përballet me Qarabag, kampionen e Azerbaixhanit.

Teilen: