Friday, 27. March 2026
Sport

Shkëndija fiton, lider i ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka vazhduar me fitoren në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Tetovarët si vendas triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Bregallnicës së Shtipit, në kuadër të javës së 4-të.

Në minutën e 62-të kaluan në epërsi me golin e Aganspahiq dhe Dita vulosi rezultatin në minutën e 90+7. 

Shkëndija ka një ndeshje me pak, kryeson me 9 pikë dhe Bregallnica renditet në vend të pestë me 6 sosh.

Teilen: