Futbollisti Lorik Jakupi dhe Fikret Livoreka sot shënuan për fitoren e Maqedonisë së Veriut U19, me rezultat 2:0 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ndeshja miqësore është zhvilluar në kampin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Shkëndijes së Tetovës mburret me futbollistin e talentuar Lorik Jakupi.
“Maqedonia U19 fitoi 2:0 miqësoren me BeH, derisa rrugën drejt fitores e hapi futbollisti i Shkëndijës me një gol shumë të bukur.
Sulmuesi i Shkëndijës është shfaqur protagonist në fitoren 2:0 të përfaqësueses U19 të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen kontrolluese me Bosnje e Hercegovinën.
Dueli i zhvilluar në Shkup u zhbllokua në minutën e 52-të me super golin e tetovarit, Lorik Jakupi, që priti fluturimthi një top të dëbuar pas një goditje nga këndi.
Lojtari ynë në përgjithësi kishte paraqitje pozitive, derisa goli i bukur vetëm kompleton pasqyrën e shkëlqyeshme që solli në këtë paraqitje. Ndeshje pozitive edhe për mesfushorin tonë Amir Nuhija, i cili gjysmësezonin pranveror luan si huazim te Arsimi i Çegranit”, shkruan në faqen e Shkëndijes.