• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija mendon vetëm për fitore! Shala: E dimë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shkëndija e Tetovës mendon vetëm për fitore në përballjen e të dielës kundër Voska Sportit në Tetovë, e vlefshme për xhiron e 27-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Para mediave për këtë duel foli sulmuesi i krahut, Adenis Shala. 

Përballja Shkëndija-Voska Sport luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00. 

Voska Sport…

Adenis Shala: “Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, kemi punuar gjatë kësaj jave, duke analizuar kundërshtarin. E dimë se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, si çdo ndeshje tjetër që nuk është e lehtë.

Ne duhet ta japim maksimumin, secili prej nesh të jetë në maksimumin e tij dhe nga kjo ndeshje të dalim me fitore.”

Humbja nga Struga në mesjavë…

Adenis Shala: “Asnjë humbje nuk është e mirë. Ne ishim duke avansuar, pastaj Struga na ktheu rezultatin, mirëpo kjo te skuadra nuk duhet të ndikojë aspak keq pasi kemi edhe ndeshjen e kthimit. Ne jemi në një moment shumë të mirë dhe duhet të mendojmë e punojmë vetëm për objektivin që e kemi dhe të shohim vetëm përpara.” 

Qasja ndaj Voskës…

Adenis Shala: “Ne jo vetëm Voskën, por çdo kundërshtar e respektojmë maksimalisht. E dimë se Voska ka ekip të mirë dhe duke llogaritur rezultatet që ka marrë, mendoj se ka marrë pikë në ndeshje të papritura në pranverë. E dimë se Voska ka ekip të mirë dhe ne me të vërtetë e vlerësojmë maksimalisht Voskën. Neve na mbetet të japim maksimumin me besim se kjo do na sjellë rezultatin e dëshiruar.”.

Next Post

LIVE LEGANES-BARCELONA/ “Çlirohen” katalanasit, një autogol i kalon në avantazh (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.