Saturday, 9. May 2026
Sport

Shkëndija nuk ka të ndalur në Champions

GS 30/07/2025 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës ka avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, ka arritur që në raundin e dytë kualifikues të kësaj gare, ta eliminojë Steaua Bukureshtin.

Tetovarët, triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit, të zhvilluar në Rumani të mërkurën mbrëma.

Shkëndija fitoi 2:1 për të avancuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:1, pasi javën e shkuar në Shkup fitoi me shifrat 1:0.

Në raundin e tretë kualifikues, Shkëndija do të përballet me Qarabagun e Azerbajxhanit, ndërsa Steaua do të përballet me Dritën por në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Teilen: