• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija përballet me Vardarin

28/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën në Tetovë Shkëndija përballet me Vardarin e Shkupit, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

“Pas ndalesës në mesjavë ndaj Gostivarit, kuqezinjtë synojnë të rikthehen në rrugën e fitoreve përballë Vardarit.

Humbja e parë sezonale për Shkëndijën erdhi në një ndeshje të çuditshme, ku dominimi në lojë nuk u shpërblye për shkak të mungesës së fatit dhe gabimeve individuale. Tani shofim para për duelin e radhës ku me një atmosferë pozitive dhe mbështetjen e publikut vendas, skuadra kërkon të rikuperojë pikët e humbura dhe të rifitojë pozitat kryesuese.

Ronaldo Webster mbetet jashtë fushës për shkak të një lëndimi, por ekipi është gati për sfidën, duke pritur një përkrahje të madhe nga tifozët.
Vardari ka pasur një ecuri të luhatshme këtë sezon, duke u pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës.

Me katër humbje nga shtatë ndeshjet e para dhe vetëm dy fitore, njëra prej të cilave erdhi me rezultat zyrtar ndaj Tikveshit, Vardari vjen në këtë ndeshje pas një humbje 0:1 ndaj Sileksit në mesjavë”, ka njoftuar FC Shkëndija.

Përballja Shkëndija-Vardari do të luhet të dielën në Stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në ora 14:00.

Next Post

Askush si ai, Tiago Mota vendos rekord te Juventusi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.