Një “transfer bombë” ka shpërthyer në Haraçinë.
Te Shkëndija ka ardhur Emir Aliu, sulmues nga Shkupi.
Sulmuesi me përvojë të madhe nga liga e parë dhe e dytë sot është marrë vesh me Shkëndijën.
Me këtë super sulmues Shkëndija tregon se do të jetë një prej konkurrentëve kryesor për titullin e kampionit në Ligën e Tretë-Veri.
Aliu gjatë karrierës së tij ka luajtur për Korabin e Dibrës, Dritën e Bogovinës, Genc Kalemler nga Gostivari, Voska Sport e të tjerë.
Deri tani haraçinasit kanë angazhuar disa lojatrë të rinj deh shumë të talentuar si: Osman Fejzullain (mbrojtës 18 vjecar nga FC Cool), Shuajb Aliti (mesfushor 19 vjeçar), Valon Mamutin (20 vjeçar nga Fortuna), Behar Shukriu (portierin 17 vjeçar nga KF Shkupi), Besnik Nebiu (18 vjeçar, mesfushor), Alban Ferati (18 vjeçar, mbrojtës i djathtë) dhe Ilir Sula (19 vjeçar, sulmues i krahut djathtë).