Shkëndija e Tetovës është në disavantazh të thellë pas pjesës së parë ndaj Qarabagut në Baku të Azerbajxhanit.
Pas 45 minutave lojë, Qarabagu po avancon me rezultatin 4:1 dhe thuajse e ka të konfirmuar kalimin tutje.
Kjo është ndeshja e kthimit e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe rezultati i përgjithshëm aktual është 5:1 në favor të Qarabagut, ekip që javën e shkuar triumfoi 1:0 në Shkup.
Në fakt, Shkëndija e nisi mirë dhe e para kaloi në epërsi, duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e 10-të, me anë të Fabrice Tamba.
Megjithatë, Qarabagu u rikthye fuqishëm në lojë dhe u kundërpërgjigj me katër gola brenda 20-të minutave.
Edhe nëse eliminohet Shkëndija, garat i vazhdon në play-off të Ligës së Evropës, ndërsa fazën e grupeve të Ligës së Konferencës e ka të siguruar tashmë.