• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëndija, Struga dhe Gostivari eliminohet nga Kupa e Maqedonisë, kualifikohen Shkupi dhe Voska Sport

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy skuadra shqiptare, Shkupi dhe Voska Sport kanë arritur të marrin kualfikimin për në raundin e radhës në Kupën e Maqedonisë së Veriut, përderisa nga 1/8 e finales u eliminuan Shkëndija, Struga Trim Lum dhe Gostivari.

Skuadra e Shkupit mundi bindshëm me rezultat 4-0 Ohrin, në një ndeshje dominuese të bardhekaltërve, ku golat i realizuan Dudu, Trapanovski, Queven dhe Mladenovski.

Finalistët e edicionit të kaluar, Struga u eliminuan nga Voska Sport, me këta të fundit që ishin më të mirë në gjuajtjen e penalltive, pasi ndeshje në minutat e rregullta u mbyll me barazim pa gola.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu i mbyll garat e Kupës në këtë fazë, pasi u mposht nga Rabotniçki me shifra 3-2 në duelin e luajtur në kryeqytet në stadiumin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së.

Skuadra tjetër shqiptare, Gostivari mori eliminim nga Kupa, pasi Brera Strumica përmes penalltive mundën gostivarasit.

Skuadra e Bashkimit u mposht nga Sileksi me shifra 3:2, përderisa me goleadë 11-0 triumfoi Bregallnica ndaj Jang Timit. Gjithashtu nga gara e Kupës u eliminuan edhe Pelisteri dhe Vardari.

Next Post

Mourinho kalon presionin te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.