Wednesday, 15. July 2026
Sport

Shkëndija – Struga Trim Lum, ja rezultati i pjesës së parë! Ibraimi shënon eurogol

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Struga Trim Lum është në epërsi me 0:1 nda Shkëndijes së Tetovës, në derbin e madh e për titull të javës së 32-të të elitës së futbollit në Maqedoni të Veriut,

Besart Ibraimi pati rast ideal në minutën e 13-të por portieri i Shkëndies Taleski e ka shpëtuar portën.

Në minutën e 38-të, Endroit Krasniqi nga afërsia nuk shënoi, portieri i Strugës Toshevski me këmbë e shpëtoi portën.

Besart Ibraimi nga rreth 20 metra shënoi eurogol e në këndin e majtë, 0:1 në minutën e 44-të. 

Shkëndija pati tre raste në pjesën e parë por pa finalizim.

Ndeshja po përcillet nga rreth 10 mijë shikues.

Teilen: