Sunday, 11. October 2026
Sport

Shkodër/Policia Rrugore me kontrolle intensive, 1006 masa administrative brenda një jave

GS 11/10/2026 2 Min. Lesezeit

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë një jave, si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara, janë proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa janë pezulluar 8 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë vendosur 1006 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga këto, 193 masa janë për tejkalim të normave të shpejtësisë, 41 për parakalime të gabuara dhe 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka ndëshkuar gjithashtu 20 drejtues për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 3 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 20 për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse. Ndërkohë, 7 masa janë vendosur për qarkullim me xhama të errësuar, 494 për parkim ose qëndrim të gabuar dhe 222 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me fokus evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

/rtsh.al/

Teilen: