Friday, 27. March 2026
Sport

Shkolla e futbollit “Profootball” merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Umea Fotbollsfestival”

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Shkolla “Profootball” nga Prishtina ishte pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar “Umeå Fotbollsfestival” në Umea të Suedisë, ku përfaqësuan futbollin e Kosovës si i vetmi ekip nga rajoni.

Në këtë turne morën pjesë 349 ekipe, mbi 5000 fëmijë nga shumë shtete të Evropes, ku Profootball mori pjesë me 3 gjenerata:U11, U13, U15.

Gjenerata U11 u plasua në finale të cilet u stolisen me vendin e dytë, duke dalur kokëlartë nga ky turne.

Gjenerata U13 shkoi deri në gjysemfinale duke humbur me ekzekutimin e penalltive dhe gjenerata U15 arriti deri në çerekfinale të turneut duke zhvilluar ndeshje shumë të mira.

Ky turne ishte një eksperiencë shumë e mirë për shkollën e futbollit “Profootball”.

Teilen: