Tuesday, 28. April 2026
Sport

“Shkunden themelet” e Flamurtarit, shkarkohet stafi teknik i klubit vlonjat

GS 30/01/2024 1 Min. Lesezeit

Barazimi në kampionat në ndeshjen e fundit dhe diferenca e krijuar me dy vendet e para në Kategorinë e Parë, ka në sjellë “tërmet” në klubin e Flamurtarit.

Sipas burimeve për abcnews, drejtuesit e klubit vlonjat kanë vendosur largimin e stafit teknik. Trajneri Dritan Resuli dhe dy ndihmësit e tioj, Ditmar Bicaj dhe Lejdi Licaj, janë larguar.

Deri në caktimin e një trajneri të ri, Flamurtari do të drejtohet nga drejtori i klubit, Alferd Ferko dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj./ h.ll/abcnews.al

Teilen: