Wednesday, 27. May 2026
Sport

Shkupi merr tre pikë domethënëse

GS 27/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Shkupi, ka marrë pikë të plota në luftë për kreun e tabelës. 

Skuadra shqiptare para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:1 Tikveshin nga Kavadari, në takimin e javës së 11-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Për Shkupin shënuan Kadriu (5′ e 68’), Avornyo (32′) dhe për udhëtuesit realizoi Spahiu (24′). 

Shkupi renditet në vend të pestë me 16 pikë e Tikveshi në të 11-tin me 8 sosh.

Teilen: