• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkurtimet e shpenzimeve/ Junajtid merr vendimin drastik dhe heq legjendën Ferguson

17/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Junajtid ka ndaluar së paguari rrogën prej 2 milionë paund në vit të trajnerit legjendar, Sër Aleks Ferguson. Bashkëpronari i “Djajve të Kuq”, Sër Xhim Retklif ka ulur kostot, duke hequr Fergusonin nga roli i tij ambasador.

Munich Air Disaster Memorial Service - Old Trafford

Ai do të vazhdojë të veprojë si një anëtar jo-ekzekutiv i bordit dhe do të jetë i mirëpritur në ndeshje. Ferguson, 82 vjeç, fitoi 38 trofe, duke përfshirë 13 tituj të Premier Ligës dhe dy Liga Kampionesh gjatë 27 viteve të tij si trajner i Mançester Junajtid. Vetëm pesë muaj pas tërheqjes së tij nga stoli i Junajtid, në vitin 2013, ai nënshkroi një marrëveshje për t’u bërë një ambasador global me pagë 2.16 milionë paund në vit.

Tani ajo marrëveshje është prishur ndërsa legjenda skoceze largohet nga detyrat e tij ambasadoriale, të cilët kërkojnë një angazhim të madh kohor. “The Sun” ka zbuluar se ky ishte një vendim miqësor mes të dyja palëve. Retklif u takua personalisht me Fergusonin për t’i thënë atij se masat për uljen e kostove do të përfshijnë edhe ndërprerjen e pagës së tij shtatë shifrore. Por 20 herë kampionëte Anglisë do të vazhdojnë ta kenë atë në rolin e drejtorit joekzekutiv, dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në stadium për të ndjekur ndeshjet. Ferguson, i cili mbush 83 vjeç në dhjetor, nuk do të marrë rrogë nga klubi pas fundit të këtij sezoni.

Kjo është përpjekja e fundit nga Retklif për të ulur kostot pas një sërë shkurtimesh të tjera, që gjithashtu mendohet se përfshin edhe anulimin e festës së Krishtlindjes. Muajin e kaluar, u zbulua se ai do të lirojë 250 punonjës të klubit nga detyra. Ai gjithashtu ka hequr makinat private të stafit të Junajtid dhe ka ulur privilegjet e drekës në ditët e ndeshjeve. Vendimi për të shkurtuar pagën e Fergit vjen pasi Retklif u fotografua i ulur përkrah menaxherit legjendar kur ai ndoqi ndeshjen e tij të parë të Mançesterit si bashkëpronar në janar. Retklif më vonë tha:

“Ai ishte personi i parë që takova kur shkova atje, që mendoj se ishte javën e dytë të janarit dhe pata një takim nga ora 9-10 e mëngjesit në shtëpinë e tij dhe u largova në orën 13:00. Ai nuk u ndal kurrë. Ai ka shumë përvojë, shumë histori për të treguar dhe shumë mendime për klubin”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kreu i tifogrupit i kërkon falje kapitenit Rrahmani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.