• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shmang çdo diskutim mbi titullin kampion, Flik nuk mendon për festën e Barcelonës: Dua të fitojmë derbin

15/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampion ose jo, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, e ka të qartë se çfarë kërkon nga skuadra e tij për derbin e sotëm kundër Espanjolit.

flik

Duke shmangur çdo diskutim në lidhje me festime për titullin, Flik ka bërë të qartë se kërkon vetëm fitore në derbi. “Nuk mendoj se është ide e mirë të festojmë para ndeshjes. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarit, ndaj kampionatit. Duhet të luftojmë kundër Espanjolit për tri pikët dhe pastaj do të bëjmë gjënë e duhur”, komentoi ai, pa zbuluar shumë.

NDESHJA – “Është një derbi dhe Espanjoli ka bërë një punë shumë të mirë në gjysmën e dytë të sezonit. Ata kanë disa lojtarë të rinj që janë të mirë dhe kyç për lojën e tyre. Është një ekip që di të luajë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të qartë se duam të fitojmë”.

RINOVIMI – “Nuk mendoj se është koha për të folur për këtë. E kam thënë edhe më parë, dua edhe një vit, sepse jam shumë i lumtur. Por nuk kemi mbaruar. Hëngra darkë dhe erdhi presidenti dhe kaluam shumë mirë, por kaq. Duhet të presim. Mund ta bëj, s’ka problem”.

PLANIFIKIMI I SË ARDHMES – “Gjëja e parë e rëndësishme është të luajmë këto tri ndeshje dhe pastaj do të flasim për gjithçka. Tani nuk është koha e duhur për të menduar për këtë; ka tri ndeshje para kësaj. Këtë ia thashë dhe ekipit: ne jemi këtu për të fituar ndeshje dhe duhet të përqendrohemi në këtë. Duhet të respektojmë kundërshtarin, klubin, tifozët… nuk kemi pse të mendojmë për gjëra të tjera. Duhet të jemi të përkushtuar”.

ANÇELOTI – “Mendoj se ai bëri një punë fantastike te Reali i Madridit, duke arritur suksese të mëdha. Ai është një zotëri dhe një nga trajnerët më të mirë dhe më të suksesshëm në botë. I uroj më të mirat. Ai do të gjejë një ekip të shkëlqyer dhe mund të vazhdojë suksesin e tij në Brazil”.

LEVANDOVSKI – “Ai është gati për të luajtur. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”.

“EL CLASICO” – “Jam i lumtur për tifozët, për mënyrën se si kemi luajtur në këto katër ndeshje, për mënyrën se si i përmbysëm në ndeshjen e fundit… ishte mirë ta shihnim… Ishin 24 minuta që ata nuk patën kontakt në gjysmëfushën tonë. Kjo statistikë… mendova se ishte fantastike dhe është diçka për të cilën mund të jemi krenarë. Jam i lumtur sepse e di që është e rëndësishme për tifozët”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Wendell Green, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.