• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shokë skuadre te Juventusi, Kualjarela tregoi sekretin e Pirlos: Inatosej shumë kur…

04/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andrea Pirlo ka qenë një nga mjeshtrit e mesfushës dhe për shumë vite, është cilësuar ndër më të spikaturit në rolin e tij si regjisor në skuadrat ku ka luajtur. Sekreti i tij? Që shikonte gjithçka dhe dinte ku të çonte topin edhe pa ia kërkuar, ndërsa vetë dëshironte që të ishte në kontakt të vazhdueshëm me të.

asddsadsasdasdasda

Këtë e ka zbuluar Fabio Kualjarela në një emision në “Sky Sport”, teksa ka zbuluar se ish-mesfushori, nuk dëshironte që të dëgjonte nga shokët e skuadrës thirrjet për pasime. Ai zbuloi një anekdotë të vogël nga koha kur kishin qenë të dy pjesë e Juventusit.

“Në stërvitjen e parë Lihtshtajner nisej dhe ulërinte për të marrë topin. Andrea i tha që të mendonte vetëm për të vrapuar se topi do t’i shkonte gjithsesi. Edhe për faktin se duke folur shumë favorizoheshin kundërshtarët.

Pastaj ai vetë inatosej shumë kur nuk ia pasoje topin. I thosha “Andrea, ke një apo dy lojtarë që të mbulojnë, nuk mund të ta pasoj’. Ai më përgjigjej: “Ti ma jep mua, problemi është pastaj i të tjerëve”. Ky ishte Pirlo”, tregoi Kualjarela këtë episod të veçantë nga karriera e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prezantuesja e shortit për “Euro 2024” ishte në lidhje me këtë yll të futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.