Monday, 11. May 2026
Sport

Shokohet Ballkani, eliminohet nga Championsi

GS 16/07/2024 2 Min. Lesezeit

Ballkani i ka dhënë fund aventurës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve pasi u eliminua nga Santa Coloma e Andorrës në raundin e parë kualifikues.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që eliminohet në këtë raund të kësaj gare, ndërsa të martën në ndeshjen e kthimit përcaktuese ishin penalltitë. Para Santa Colomas, Ballkani është eliminuar edhe nga Ludogoretsi i Bullgarisë e Zalgirisi i Lituanisë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Santa Coloma fitoi 6:5 në penallti pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve të luajtura ishte 3:3. Ballkani javën e shkuar triumfoi 2:1 në Andorrë, përpara se të pësoi me rezultatin identik në ndeshjen e kthimit pas dy vazhdimeve nga 15-të minuta.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:0 për Santa Coloman, falë autogolit të sulmuesit të Ballkanit, Ëalid Hamidi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Në vazhdime u shënuan edhe dy gola, ku fillimisht Santa Coloma e dyfishoi epërsinë në 2:0 me Franco de Jesus (102’), por Hamidi realizoi shtatë minuta më vonë për të siguruar penalltitë.

Nga pika e bardhë, te Ballkani dështuan Lindon Emërllahu e Astrit Thaqi kurse te Santa Coloma i pasaktë ishte vetëm Virgili, gjuajtjen e të cilit e priti Enea Koliqi.

Po ashtu, Ballkani prej minutës së 38-të luajti me një lojtar më pak pasi sulmuesi Sunday Adetunji u përjashtua me karton të kuq.

Për Ballkanin, kjo është hera e tretë rresht që eliminohet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe aventurën evropiane do ta vazhdoj në kualifikimet e e Ligës së Evropës.

Teilen: