Friday, 8. May 2026
Sport

Shoqata e Trajnerëve organizon seminar me trajnerin gjerman Rainer Kraft

GS 08/05/2026 1 Min. Lesezeit

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me FFK Academy, do të organizojë seminarin njëditor me temën “FIFA Talent Coach Programme –FFK Academy: Zhvillimi i Talenteve në Futboll: Identifikimi, Mbështetja dhe Implementimi”.

Seminari do të mbahet më 14 maj 2026, duke filluar nga ora 14:30, në Kampin Nacional në Hajvali dhe është i dedikuar për trajnerët që punojnë me grupmoshat deri në U19, si dhe për udhëheqësit e shkollave të futbollit.

Ky aktivitet edukativ do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike, ndërsa do të udhëhiqet nga trajneri gjerman, Rainer Kraft, i cili do të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira në identifikimin, zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve në futboll.

Orët mësimore të seminarit do të njihen si CPD (Continuous Professional Development) për vazhdimin dhe rinovimin e licencave të trajnerëve.

 

Teilen: