• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shorti i Europianit U-17 për vajza / Shqipëria njeh rivalet

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është hedhur këtë të premte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për eliminatoret e Kampionatit Europian U-17 për vajza për edicionin 2023-2024.

Shorti e vendosi Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Agustin Kola në Grupin B4 të Ligës B. së bashku me Ishujt Faroe, Uellsin dhe Kazakistanin. Pas konsultimeve mes skuadrave dhe UEFA-s, u ra dakord që të gjitha ndeshjet e këtij grupi të organizohen në vendin tonë në datat 21, 24 dhe 27 nëntor.

Përfaqësuesja shqiptare U-17 për vajza merr pjesë edhe në këtë edicion të Europianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A. Trajneri Kola ka në dispozicion një grup të mirë dhe shumë të talentuar vajzash, të cilat synojnë kualifikimin në kampionatin e ardhshëm europian për këtë grupmoshë./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Prapaskenat e festës së Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.