Është hedhur shorti i Copa Del Rey në kuadër të raundit të 1/16-tave, ku Barcelona dhe Real Madridi tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë.
Në këtë raund do të jemi dëshmitarë të derbit madrilen mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, përballje kjo që do të jetë e katërta këtë sezon mes këtyre dy skuadrave.
Këto dy ekipe do të luajnë të mërkurën në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Barcelona në anën tjetër do të përballet me ekipin e kategorisë së tretë të futbollit spanjoll, Unionistas de Salamanca.
Këto ndeshje do të zhvillohen mes datave 16, 17 dhe 18 janar dhe nuk do të ketë ndeshje kthimi.
Real Madridi do të luajë në udhëtim në “Civitas Metropolitan”, ashtu si edhe Barcelona që do të luajë përsëri si mysafire edhe në këtë raund./ h.ll/abcnews.al