Wednesday, 17. June 2026
Sport

Shorti/ Kampionët e Shqipërisë “peshkojnë” sllovenët e Celje, nëse kalojnë Petrokub

GS 17/06/2026 1 Min. Lesezeit

Shorti i hedhur sot nga UEFA për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Champions League, nuk ishte me shumë fat për Egnatian, skuadrën kampione të Shqipërisë.

Nëse arrin të kalojë moldavët e Petrokub në raundin e parë, Egnatia do të ndeshet me Celje të Sllovenisë në raundin e dytë. Një kundërshtar me kualitet, që sezonet e fundit ka shkuar në fazën e grupeve të Conference League.

Megjithatë, së pari rrogozhinasit duhet të kalojnë Petrokub në turin e parë dhe shanset janë reale.

Kampionia e Kosovës, Drita, nëse kualifikohet në turin e dytë eliminator të Champions League, përballet me fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Alert Bisen (Luksemburg).

Teilen: