Monday, 4. May 2026
Sport

Shorti në Ligën e Konferencës, Drita dhe Shkëndija në pritje të kundërshtarëve

GS 29/08/2025 2 Min. Lesezeit

Sot (e premte) në Monaco është hedhur shorti për fazën e ligës së edicionin 2025/26 në Ligën e Konferencës, ku marrin pjesë edhe dy klubet shqiptare, Drita nga Kosova dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veritur.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, i cili u mbajt të enjten mbrëma dhe ekipet mësuan kundërshtarët, sot radha është për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Gara e dytë për klube në Evropë, Liga e Evropës, e hedhi shortin nga ora 13:00, ku ekipe si Roma, Porto, Feyenoordi, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Lyon, Basel, Nottingham Forest, Stuttgart dhe Bologna mësuan kundërshtarët.

Tani radha është për shortin e Ligës së Konferencës, ku marrin pjesë edhe klubet shqiptar, Drita dhe Shkëndija, të cilat janë në pritje të mësojnë kundërshtarët.

Nga klubet e mëdha që marrin pjesë në Ligën e Konferencës janë: Fiorentina, AZ Alkmaar, Shakhtar Donetsk, Legia, Sparta Praga, Dynamo Kyiv, Crystal Palace, Mainz, AEK dhe Rijeka.

Kundërshtarët e Dritës: AZ Alkmaar, Rayo Vallecano, Omonia,

Kundërshtarët e Shkëndijës: Slovan Bratislava, Rayo Vallecano, Jagellonia

Teilen: