Qendra Lis Shoshi ka vazhduar bashkëpunimin me KB Golden Eagle Yllin.
Ekipi nga Superliga e Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur se Shoshi përkundër ofertave të shumta, ka vendosur ti mbetet besnik Yllit.
Në fakt, Shoshi e ka rinovuar kontratën edhe për dy vjet me Yllin, ekip që në sezonin e ri ka synime të mëdha.
Shoshi ishte pjesë e Yllit edhe sezonin e fundit, ku pati një mesatare prej 10 pikëve e 8 kërcimeve për ndeshje.
Shoshi bëhet lojtari i katërt vendor që ka vazhduar kontratën me Yllin pas kapitenit Gëzim Morina, Artin Gashit e Arian Qallakut
Trajner i Yllit në sezonin 2025/26, do të jetë greku Fotis Takianos, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe Rahovecin e Bashkimin.