Wednesday, 4. November 2026
Sport

Shoshi, vendori i vetëm te liderët statistikorë

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Golden Eagle Yllit, Lis Shoshi është vendori i vetëm në kategoritë kryesore të statistikave të Superligës së Kosovës në basketboll.

Shoshi është ndër pesë basketbollistët që kanë statistikat më të mira pas shtatë xhirove të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar.

Qendra e Kombëtares së Kosovës, Shoshi prinë sa i përket bllokimeve duke regjistruar 1.3 bllokada për ndeshje.

Sa i përket kategorive tjera statistikore, ato dominohen nga basketbollistët amerikan, me Mika Adamsin e Rahovecit që prinë sa i përket pikëve të shënuara.

Adams ka një mesatare prej 25.6 pikëve për ndeshje, ndërsa sa i përket asistimeve, atëherë në këtë kategori i pari është Kentrell Pullian i Vëllaznimit me 6.9 asistime për ndeshje.

Xavier Johson i skuadrës së Pejës dominon sa i përket kërcimeve, duke regjistruar 9.2 kërcimeve të vjedhura kurse Khalil Shabaz i Yllit, është i pari për topa të vjedhur pasi ka një statistikë prej 2.8 topave të vjedhur për ndeshje.

Teilen: