Saturday, 19. September 2026
Sport

Show i Raphinhas në Sevilla: Barcelona fiton bindshëm dhe “blindon” pozitën e parë në La Liga

GS 19/09/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka regjistruar fitoren e saj të radhës në La Liga, duke triumfuar bindshëm 1-3 në udhëtim ndaj Sevillës dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në kampionatin spanjoll.

Njeriu i ndeshjes padyshim që ishte Raphinha, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike duke realizuar një “hat-trick” të jashtëzakonshëm, transmeton lajmi.net.

Me këto tri gola, braziliani forcon edhe më shumë kryesimin e tij në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga, duke arritur në kuotën e 12 realizimeve këtë sezon.

Paraqitje të mirë sonte pati edhe Lamine Yamal që bëri dy asistime.

Pas këtij triumfi, katalunasit regjistrojnë fitoren e shtatë radhazi, duke u shkëputur në krye të tabelës me gjithsej 21 pikë të grumbulluara pas 7 xhirove të para./lajmi.net/

Teilen: