Ministri i Brendshëm i Francës ka mbajtur një qëndrim të qartë sot përballë tifozëve të PSG-së, të cilët mbrëmjen e kaluar përpara ndeshjes me Atletiko Madrid shpalosën një baner gjigand me mesazhin “Free Palestine”.
“I kam kërkuar PSG-së që të sigurohet të mbajë larg politikën nga sporti. Sporti thuajse gjithmonë është një lëvizje që bashkon njerëzit prandaj duhet mbrojtur nga dëmi që i sjell politika. Këta tifozë nuk duhet të kenë vend në stadium ndërsa të tilla mesazhe nuk lejohen si nga Liga Franceze e Futbollit ashtu edhe nga UEFA. Nëse diçka e tillë përsëritet atëherë ne duhet që të marrim ekstreme pra të pezullojmë këto tifozë”, tha Bruno Retailleau.