• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpaloset projekti i ri për stadiumin “Zahir Pajaziti”

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë së shpejti do të bëhet me kapacitet më të madh të ulëseve po edhe me mbuloja për tribunat.

Kështu është bërë të ditur pas një takimi që drejtuesit e kësaj skuadre kanë pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë i lëshuar nga KF Llapi

Klubi ynë, KF Llapi pritet në takim nga i pari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Sportit, z. Pajtim Balaj

Anëtarët e klubit tonë, Kryetrajneri Tahir Batatina, Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, Sekretari Muhamet Rexhepi dhe disa nga futbollistët të prirë nga kapiteni Benjamin Emini, janë mirëpritur në takim në ambientet e Komunës së Podujevës nga Kryetari z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Sportit, z. Pajtim Balaj.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi dhe Drejtori Balaj kanë përgëzuar drejtuesit dhe futbollistët e klubit për paraqitjet dhe ndeshjet e mira që i kanë zhvilluar në këtë fillim kampionati.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shpalosja e projektit të ri të Arenës “Zahir Pajaziti” ku parashihet vendosja e mbulojës së stadiumit, rritja e kapacitetit të ulëseve dhe ndërtimi i tribunës lindore, me ç’rast Kryetari Bulliqi u zotua se së bashku me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport do ta mbështesin që Arena “Zahir Pajaziti” të merr pamje edhe më të bukur.

Drejtuesit e klubit në shenjë falenderimi për mikëpritjen dhe mbështetjen i kanë nderuar me fanella Kryetarin z. Shpejtim Bulliqi dhe dy Drejtorët z. Pajtim Balaj e z. Bahri Selimi. /Lajmi.net/

Next Post

Kuqezinjtë i besojnë historisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.