Shpati Zekaj ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 100 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i sjellë Kosovës edhe një tjetër medalje nga sporti i xhudos.
Xhudisti kosovar e nisi rrugëtimin në fazën e repasazhit, ku në luftën e parë u përball me grekun Athanasios Mylonelis.
Zekaj triumfoi në këtë përballje dhe siguroi të drejtën për të luftuar për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar për podium, Zekaj u përball me algjerianin Rayan Zakaria Benatia, të cilin arriti ta mposhtë për të siguruar medaljen e bronztë për Kosovën.
Me këtë rezultat, Zekaj i shton edhe një medalje koleksionit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke quar në gjashtë numrin e medaljeve të fituara deri më tash një të artë një të argjendtë e katër të bronzta.