• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpendi: Te Cesena jam rritur shumë

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte padyshim një sezon spektakolar. Me 22 gola dhe 6 asitime në plot 35 ndeshjet e këtij sezoni mes Serie C, Kupës dhe Superkupës, talenti shqiptar, Cristian Shpendi e vërtetoi edhe njëherë se ashtu si vëllai i tij, Stiven është i destinuar për të kapur skenat e mëdha të futbollit italian e pse jo edhe atij botëror.

Së fundmi “bomberi” i Cesena dhe Kombëtares U21, të Shqipërisë ka dhënë edhe një  intervistë për mediet italiane, ku foli për sezonin e tij, teksa fillimisht deklaroi se ky vit ishte shumë i rëndësishëm për të dhe për skuadrën, pasi siguruan ngjitjen në Serie B dhe më tej foli për rritjen e tij në fushën e blertë.

“Ishte një vit i rëndësishëm, sigurisht. Si mund të mos e them këtë, pasi ne u ngjitëm në Serie B.  Çështja kryesore është se arritëm gjithçka që kishim synuar të arrinim që nga dita e parë. Jam rritur shumë, duke përfituar nga hapësira e madhe që gjeta në fushë.

Të paturit më shumë minuta është e rëndësishme, sepse të vendos edhe përpara përgjegjësive në rritje”,– u shpreh 21-vjeçari.

Next Post

PSG mendon për portën, kampionët e Ligue 1 vihen pas “gardianit” rus

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.