Bllokim merkatoje? Në fakt, jo. Federata Angleze e Futbollit i ka vendosur Çelsit “vetëm” një gjobë prej 10 milionë stërlinash, pasi klubi u shpall fajtor për shkeljen e tri grupeve të ndryshme rregulloresh: atyre që lidhen me agjentët, bashkëpunimin me ndërmjetësit dhe investimet e palëve të treta te lojtarët.
Siç thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit, përveç gjobës, “Blutë” fillimisht ishin ndëshkuar me ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për dy dritare transferimesh dhe me zbritjen e gjashtë pikëve në Premier League.
Pas apelimeve dhe raportimeve të vetë klubit për shkelje të kryera, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur të pezullojë si zbritjen e pikëve, ashtu edhe ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj, deri më 30 qershor 2027. Si rrjedhojë, klubi londinez do të jetë i lirë të afrojë lojtarë të rinj, përveç rastit kur të kryejë shkelje të tjera që do të aktivizonin sanksionet.
Siç është bërë e ditur nga Federata Angleze e Futbollit, Chelsea ka pranuar të gjitha 74 shkeljet e Rregullit E1.2 që datojnë që nga viti 2022 – viti kur pronarët aktualë të “Bluve” e morën klubin nga menaxhimi i mëparshëm i Roman Abramovichit.