• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërblimet në Wimbledon 2025 arrijnë nivelin më të lartë në histori

12/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i përgjithshëm për turneun Grand Slam “Wimbledon” këtë vit ka shënuar një rritje prej 7 për qind, duke arritur në 53.5 milionë funte.

Në vitin 2024, çmimi ishte 50 milionë funte, ndërsa tani është dyfishuar krahasuar me atë që ofrohej në vitin 2015.

Carlos Alcaraz dhe Barbora Krejcikova fituan nga 2.7 milionë funte secili pasi triumfuan në turnetë individuale në vitin e kaluar.

Këtë vit, fituesi do të marrë 3 milionë funte, me një rritje prej 11 për qind.

Lojtarët që eliminohen në raundin e parë do të marrin 66 mijë funte, një rritje prej 10 për qind.

Tenistët dhe tenistet që marrin pjesë në konkurrencën e çiftëve do të kenë një rritje prej 4 për qind në çmimin e përgjithshëm.

Fituesi i çiftëve do të fitojë 680 mijë funte.

Mbi 400 kamera do të jenë të instaluara në arenat ku do të zhvillohen ndeshjet, për të siguruar një përvojë më të mirë për spektatorët.

Turneu prestigjioz nis më 30 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik.

Next Post

Spalleti drejt Arabisë Saudite, zëvëndëson Stefano Piolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.