Wednesday, 20. May 2026
Sport

Shpërthen derbi Milan – Juventus

GS 22/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sonte po zhvillohet derbi i zjarrtë mes Milanit dhe Juventusit, me dy skuadrat që po kalojnë nëpër një formë të mirë.

Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Milanit (1:0).

Ishte Locatelli i cili realizoi në minutën e 64-të të ndeshjes.

VIDEO E GOLIT 

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur pa gola 0:0.

Në minutën e 40-të ishte një moment shokues për Milanin, pasi Malick Thiaw bëri një ndërhyrje të palejueshme në Moise Keane që ishte lojtari i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja ka nisur në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Siro”. /Lajmi.net/

Teilen: