• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërthen Edon Zhegrova, zbulon situatën e tij katastrofale në Kombëtare

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova ka reaguar në llogarinë e tij lidhur me mos prezencën e tij në ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor.

Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mos prezencës së tij.

Ai e ka denoncuar situatën katastrofale të tij në kombëtare.

Sulmuesi ka lënë të kuptohet se i është mbyllur dera e Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë.

Ky është reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

U rrita në Prishtinë me ëndrrën që një ditë do të luajë për Kombëtaren time.Edhe pse deri sa e krijuam Kombëtaren e Kosovës, mua mu ofruan shumë oferta, shumë joshje të jem diku tjetër, por për mua ishte vetëm një ëndërr, të luajë për atdheun tim, për Kosovën. Me muaj të tërë më kanë joshur tjerët me lloj-lloj oferte, ndërsa për Kosovën kam vendosur për 1 minutë bisedë me të ndjerin Fadil Vokrri, sepse e kam dëgjuar zemrën. Të dashur tifozë, ditët e fundit erdha në pikëpyetje të luajë apo mos të luajë nga njerëz brenda kombëtares, ata që vendosin për fatin e Kosovës në forma individuale dhe asnjëherë zyrtare. Të them të vërtetën, shumë herë isha pengesë e disa personave në kombëtare dhe thashethemet ishin drjetuar kundrejt meje shpesh por nuk kam folur asnjëherë vetëm të mos e prishi harmoninë e kombëtares, sepse kombëtarja është mbi të gjithë, mbi intrigat e thashethemet e njerëzve amatorë kundrejt meje. Ndeshjen e fundit nuk pata mundësi të jem pjesë e Kosovës për arsye tashmë të njohura pavarësisht dëshirës time të madhe. Ua kam bërë të ditur që për ndeshjet tjera dua të jem aty të ndihmojë kombëtaren me vullnetin maksimal por përgjigja e tyre ishte: Nëse nuk vjen këtë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera, nuk po na duhesh. E çuditshme, sepse jam në formën më të mirë dhe dua të kontribuoj dhe të sakrifikojë gjithçka për Kombëtaren time. Njerëzit në kombëtare e dinë, që unë shpesh kam luajtur i lënduar dhe kam sakrifikuar edhe karrierën për fanellën e Kosovës. Ndaj Rumanisë, kam ardhur, kam luajtur ‘me një këmbë’, dhe asnjëherë nuk jam ankuar sepse këtë e bëj për nderin e shtetit dhe popullit dhe jo për njerëzit injorantë që bëjnë kalkulime dhe nuk ja duan të mirën e vendit! Shumë njerëz dhe dashamirë të mi më shkruajtën dhe më pyetën prandaj desha të jap këtë sqarim. Dhe asnjëherë nuk do të heshti ndaj padrejtësive. Unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë ‘Biri yt, Kosovë’. I juaji, Edon Zhegrova

Next Post

Interi në ankth, Çalhanollu humb stërvitjen me Turqinë dhe alarmon para Juventusit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.