Thursday, 19. March 2026
Futboll

Shpërthen Guardiola: Duhet të fitoj 6 Champions, që të më vlerësojnë?!

GS 19/03/2026 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, reagoi me ironi dhe tone të forta ndaj kritikave për “vetëm” një Champions League të fituar me klubin anglez, duke ironizuar pritshmëritë e tepruara: “Të gjithë duan të MË LARGOJNË, apo jo?! Oh zot! Djema, një ditë do të vij këtu dhe do t’ju them mirupafshim. Ende jam këtu me kontratë një vjeçare”.

Guardiola vijoi me sarkazëm për standardet ndaj tij: “Më duhet të fitoj 6 Liga të Kampionëve për t’u njohur. Po, sigurisht. Pasi Barcelona fitoi tripletën dhe 6 trofetë sezonalë, që atëherë ma kërkojnë këtë. Nëse nuk fitoj tripletën apo 6 trofe në sezon, ekipet e mia janë dështim!!! E di këtë, që nga dita e parë”.

Ai kujtoi edhe presionin konstant ndër vite: “Sezoni i parë këtu, ‘kur do ta fitoni Ligën e Kampionëve?’, u mbyll me 100 pikë. Sërish ‘kur do ta fitoni Ligën e Kampionëve?’ Në fund e fituam dhe vazhdoni: ‘Pse nuk i keni fituar 5 Ligat e Kampionëve?’”

Teilen: